Ngjarjet më të rëndësishme të Vitit – Çfarë të prisni nga 2020

591
Sigal

Ngjarjet më të rëndëishme të vitit janë ato që shënohen me të kuqe në kalendar dhe e gjitha bota me zor i pret.

Ndonëse disa prej tyre janë të njohura e të përsëritura si festime apo ngjarje të ndryshme, çdo vit i ri rezervon edhe surpriza të tjera.

2020 ka vetëm një muaj që ka hyrë dhe të gjithë planet e rëndësishme që do të zhvillohet këtë vit janë publike.

Nga tekonoligjia tek lojrat olimpike, zbuloni çfarë ju pret këtë vit dhe shënojini menjëherë në kalendarin tuaj.

Lojrat olimpike

Këtë vit lojrat olimpike do të zhvillohen në Tokio, Japoni dhe parashikohet që të jenë të mrekullueshme.

Plot 5 disiplina të reja sportive do të futen këtë vit duke fillur me karatenë, skejtbord, sërfi, ngjitja e sportive e lartësive dhe bejsboll.

Në një qytet festiv e tekonologjik si Tokio, këto lojra olimike pritet të marrin po ashtu karakteristika të qytetit.

Filmat e rinj

Pë rata që pëlqejnë filmat e sidomos ata me superheronj 2020 do të jetë një vit plot aktivitete.

Kompanitë e prodhimi të filmave kanë paralajmëruar se këtë vit do të risjellin verione të reja të disa filmave ikonikë.

Emrat që përmenden janë “Mulan”, “West Side Story” dhe “Sonic the Hedgehog”.

Misionet hapësionore

Në muaj Korrik një paisje e re do të zbresë në planetin Mars për të eksploruar më shumë rreth tij.

Quhet Mars 2020 dhe ka 23 kamera e dy mikrofonë të cilët do të rregjistrojnë e zhirojnë çdo gjë rreth planetit.

Ekslipsi i plotë

Nëse ndodheni diku në Amerikën Jugore këtë vit do të dëshmoni një ngjarje emocionuese.

Në 14 Dhjetor 2020, dielli do të pësojë një eklips total dhe e gjithë kjo pjesë e globit do të mbesë në errësirë për disa sekonda.

Kampionati e Futbollit

Këtë verë në Evropë do të zhvillohet Kampionati i Futbollit me një finale që do të mbahet në stadiumin Uembley në Londër, në muajin Korrik.

Ndërsa në Amerikën e Jugut, në të njëjtën kohë do të zhvillohet Kupa Amerikane, një tjetër kampionat futbolli.

Këto dy ngjarje të mëdha për botën e fubollit zakonisht nuk ndodhin në të njëjtin vit, por këtë vit do të keni mundësi t’i shijoni që të dy.

Teknologji

Përtej telefonave dhe lojrave të fundit, kompanitë Lordstoun Motors and Rivian do të nxjerrin në shitje kamionin elektrik.

Kjo makinë e veçantë dhe e para në llojin e saj është një risi si në fushën e tekonolgjisë ashtu edhe në mbrojtjen e ambientit.

Çmimi i tyre pritet të shkojë tek 125.000 mijë dollarë, ndërsa edhe kompani të tjera po përgatisnin modele të reja të kësaj makine.

Një dekadë e re

Viti 2020 shënon hyrjen në një dekadë të re ku numërohen 10 vite të plota me mundësi për tu provuar dhe mënyra të reja jetese.