Dhoma amerikane/ Draftin i ministrisë për pronat, 4-fishohon normën e taksës për qytetarët. Ja babëzia me vlerën e tregut dhe llogaritjen e çmimeve

 

E shoqëruar kjo me sfondin kaotik që ka krijuar mungesa e një baze të saktë të të dhënave për pasuritë e paluajtshme, sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë shërben për të rritur konfuzionin sidomos kur flitet për procedura të vetëdeklarimit të pasurive të paluajtshme, që nuk janë të regjistruara në Kadastër.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në një letër drejtuar ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ngre shqetësimin se ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” 4-fishojnë normën e taksës së pasurisë.

Sigal

AmCham i ka kërkuar Ministrisë së Financave të rishikojë metodologjinë e vlerësimit, duke filluar nga çmimet e referencave, të cilat duhet të reflektojnë vlerën reale të tregut, deri tek tagri i pakufizuar, që i është dhënë pushtetit vendor.

E shoqëruar kjo me sfondin kaotik që ka krijuar mungesa e një baze të saktë të të dhënave për pasuritë e paluajtshme, sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë shërben për të rritur konfuzionin sidomos kur flitet për procedura të vetëdeklarimit të pasurive të paluajtshme, që nuk janë të regjistruara në Kadastër.

“Konstatojmë se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë, por rritja duhet të vijë nga miradministrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore”, citohet në letër.

Në analizën e detajuar drejtuar Ministrisë së Financave dhe ekonomisë Dhoma Amerikane ngre shqetësimin edhe për problemet serioze që shfaqen me formulimin e neneve, koha e pamjaftueshme që u është lënë për konsultim grupeve të interesit në një kohë kur drafti hyn në fuqi nga 1 janari 2026.

Përsa i përket përcaktimit të metodologjisë së vlerësimit, AmCham nënvizon se duhet të bëhet nga ligji dhe jo të lihet në dorë të plotë të qeverisë, pasi është në kundërshtim me Kushtetutën.

Përsa i përket përcaktimit të metodologjisë së vlerësimit, AmCham nënvizon se duhet të bëhet nga ligji dhe jo të lihet në dorë të plotë të qeverisë, pasi është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Neni 118 i Kushtetutës përcakton se “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”.

Duke qenë ky projektligj sjell risi në procesin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, metodologjia në këtë proces vlerësimi është thelbi dhe ka impakt të menjëhershëm dhe interes më të lartë tek publiku.

Procesi i vlerësimit është momenti më i prekshëm dhe më me interes i këtij projektligji. Nëse ligji përcakton vetëm tarifën e taksës dhe ndërkohë qeveria është e lirë të përcaktojë mënyrën/metodologjinë e vlerësimit të bazës së tatueshme, jemi në kundërshtim me parimin kushtetues që taksat vendosen me LIGJ”, -nënvizohet në letër.

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë në fillim të muajit gusht rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare, ky synohet t’u afrohen vlerës së tregut.

Drafti propozon që niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%. Ndryshimet e propozuara parashikohet të hyjnë në fuqi nga 1 janar 2026 për ndërtesat dhe kategoritë, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.

Në letër anëtarët e Dhomës Amerikane “këmbëngulin” që të ketë vetëm një normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu, me qëllim të rëndohen me më pak detyrime rezidentët.

“Nëse bëjmë një krahasim të normave tatimore mes pronave të ndryshme vëmë re se gati barazohet banesa/shtëpia me një dyqan/qendër tregtare. Prona rezidenciale tatohet deri 0.2% ndërsa prona tregtare vetëm 0.25%.

Duhet theksuar se prona tregtare nxjerr të ardhura dhe nga ato mund të alokohen disa për të rritur taksën e pronës, por shtëpia nuk nxjerr të ardhura, përkundrazi krijon shpenzime dhe afrimi i normës tatimore nuk përbën një taksim të drejtë. Për më tepër, tatohen po me normë 0.25% edhe ndërtesa që janë kategori prone industriale.

Si mund të barazohet një qendër tregtare me një kapanon prodhimi? A duam të tatojmë më shumë industrinë dhe prodhimin?” argumentohet në letër.

Në relacion e draftit të publikuar për konsultim vlerësohet se nga rritja e taksës të ardhurat do të zenë 0,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që llogariten në një vlerë prej 200 milionë euro. Ministria e Financave dhe Finacave me herët shpjegoi për Monitor se këto janë parashikime dhe se llogarit t’i arkëtojë për një periudhë afatgjatë.

Arkëtimet vjetore të taksës së pasurisë janë 51 milionë euro, duke zënë 0,34% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Aktualisht arkëtimet e taksës së pasurisë në Shqipëri janë në nivelet e vendeve me të ardhura të ulëta që zënë 0,3% të PBB-së, kurse në vendet me të ardhura të mesme zenë 0,6% të PBB-së.

Krahasuar me vendet e rajonit ky është niveli më i ulët. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Malin e Zi arkëtimet e taksës së pasurisë zënë 0,8% të PBB-së. Në vendet e OECD-së 1,1%. Në SHBA, Angli dhe Kanada arkëtimit zenë 2,5% deri në 3% të PBB-së.

Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë në fillim të muajit gusht rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare, ky synohet t’u afrohen vlerës së tregut.

Pjesë nga letra

Drejtuar: Znj. Delina Ibrahimaj Ministre: Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Tiranë Objekti: Komentet e biznesit mbi Projektligjin “Për Taksën mbi pasurinë e paluajtshme”

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (në vijim referuar si “Dhoma”) në funksion të misionit të saj për të ndihmuar bizneset të punojnë në një klimë të qëndrueshme, e konsideron me rëndësi të madhe miratimin e projektligjit “Për Taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, projektligj, i cili sjell një reformim rrënjësor të sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Dhoma ka ndjekur me mjaft interes çdo diskutim për këtë projektligj duke qenë mjaft aktive në mbledhjen e komenteve dhe sugjerimeve nga anëtarët e saj për të kontribuar që ky ligj të jetë sa më i qartë, sa më i drejtë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Me anë të kësaj shkrese Dhoma synon të përcjellë komentet e anëtarëve të saj në lidhje me këtë Projektligj, të cilat janë si më poshtë:

Konstatojmë se ky projektligj ka probleme thelbësore në konceptim dhe në shkrim. Problemet i vërejmë në formulimin e disa përkufizimeve, të cilat janë të paqarta, evazive, pa referenca të sakta dhe në disa raste të pasakta, por edhe në mbivendosjen apo përplasjen e dispozitave me ligje të tjera. Ky është një ligj kompleks, i cili rikonceptualizon taksën mbi pasurinë e paluajtshme duke sjellë një reformë strukturore ashtu siç parashtrohet gjatë gjithë relacionit që shoqëron projektaktin.

Siç përmendet në relacion, projektakti i publikuar, ka rezultuar pas një projekti disavjeçar si dhe duke marrë në konsideratë rekomandime të disa organizatave/institucioneve ndërkombëtare. Në këtë kuadër, mendojmë që projektakti mund të jetë i kuptueshëm nga ekspertët e fushës, teknikë dhe juristë por ka vështirësi për t’u kuptuar nga publiku në tërësi.

Gjithashtu konstatojmë se për këtë projektligj procesi i konsultimit publik nuk është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi (afati, mënyrat e njoftimit si dhe takimet e zhvilluara me grupet e interesit). Duke qenë se ndryshimet thelbësore të ligjit do të fillojnë të aplikohen vetëm duke filluar nga 1 janar 2026 për ndërtesat dhe 1 janar 2028 për tokën/truallin, nuk e kuptojmë cili është qëllimi pas miratimit të këtij ligji që në vitin 2023 dhe më emergjence, pa u konsultuar për një periudhë të arsyeshme.

Për më tepër që procesi i konsultimit limitohet vetëm në publikimin e draftit në internet dhe pritjen e komenteve me shkrim nga përfaqësuesit e biznesit. Akte të rëndësishme si ky, por edhe vitin e kaluar ligji për tatimin mbi të ardhurat, nxirren për konsultim publik në periudhë pushimesh verore kur bizneset janë duke punuar me staf të reduktuar.

Sado të aftë dhe largpamës të jenë bizneset, mungesa e takimit fizik dhe dialogut verbal, si dhe koha e pushimeve kur akti del për konsultim, lë shteg për moskuptime dhe paqartësi, të cilat çojnë pastaj në ndërhyrjet ligjore të qeverisë në projektakt që para sesa akti vetë të zbatohet për herë të parë.

Gjithsesi më poshtë gjeni komentet tona paraprake.

  1. Përcaktimi i metodologjisë së vlerësimit duhet të bëhet nga ligji dhe jo të lihet në dorë të qeverisë.Neni 118 i Kushtetutës përcakton se “Aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë. Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”. Duke qenë ky projektligj sjell risi në procesin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, metodologjia në këtë proces vlerësimi është thelbi dhe ka impakt te menjëhershëm dhe interes më të lartë tek publiku. Pavarësisht se kjo metodologji pritet të zbërthehet në një VKM, në çdo rast, për qëllim të reformës strukturore që ky projektligj pritet të sjellë, si dhe kuptueshmërinë e tij në shkallë të gjerë nga publiku si dhe në respektim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është shumë e rëndësishme që ligji vetë të përcaktojë parimet bazë të metodologjisë së vlerësimit pa e lënë këtë në diskrecion të plotë të Këshillit të Ministrave.

Procesi i vlerësimit është momenti më i prekshëm dhe më me interes i këtij projektligji. Nëse ligji përcakton vetëm tarifën e taksës dhe ndërkohë qeveria është e lirë të përcaktojë mënyrën/metodologjinë e vlerësimit të bazës së tatueshme, jemi në kundërshtim me parimin kushtetues që taksat vendosen me LIGJ. Taksa quhet e vendosur nëse përcaktohet tarifa dhe vlera e tatueshme. Përndryshe, nëse vlera e tatueshme mungon, atëherë ligji nuk ka arritur të vendosë taksën, por ia ka lënë në diskrecion qeverisë. Për më tepër, nga pikëpamja praktike, projektakti duhet të shoqërohet me ilustrime të përllogaritjeve dhe shembujt e ofruara në relacion nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu, konstatojmë se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë, por rritja duhet të vijë nga miradministrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore. Fleksibiliteti që kanë bashkitë për dyfishimin e normës nga vlera minimale tek ajo maksimale lë shkak për abuzim, duke patur parasysh dhe njohuritë e limituara që kanë treguar bashkitë deri tani në vendosjen dhe mbledhjen e taksave, përfshirë imagjinatën e tyre në disa raste në vendosjen e taksave të targetuara drejt një subjekti privat të caktuar (ndonjëherë edhe me emër specifik në një vendim këshilli bashkiak) vetëm me qëllim mjeljen e atij biznesi tej logjikës ekonomike dhe mbushjen e buxhetit të bashkisë. Këmbëngulim që të ketë vetëm një normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu. Nëse bëjmë një krahasim të normave tatimore mes pronave të ndryshme vëme re se gati barazohet banesa/shtëpia me një dyqan/qendër tregtare. Prona rezidenciale tatohet deri 0.2%, ndërsa prona tregtare vetëm 0.25%. Duhet theksuar se prona tregtare nxjerr të ardhura dhe nga ato mund të alokohen disa për të rritur taksën e pronës, por shtëpia nuk nxjerr të ardhura, përkundrazi krijon shpenzime dhe afrimi i normës tatimore nuk përbën një taksim të drejtë. Për më tepër, tatohen po me normë 0.25% edhe ndërtesa që janë kategori prone industriale. Si mund të barazohet një qendër tregtare me një kapanon prodhimi? A duam të tatojmë më shumë industrinë dhe prodhimin?

  1. Mbështetja dhe referenca në ligje të tjerë.Projektligji është hartuar pa marrë në konsideratë legjislacionin ekzistues në Shqipëri qoftë ligjin për procedurat tatimore, qoftë Kodin e Procedurave Administrative apo ligje te tjerë. Projektligji jep disa përkufizime të koncepteve të zhvilluara në ligje të tjerë. Një ligj i hartuar mirë harmonizohet me legjislacionin ekzistues, përndryshe do të kemi përkufizime të të njëjtit term të cilët janë të ndryshëm në ligje të ndryshme. Sugjerojmë që aty ku është e mundur të ketë referenca në akte të tjera ligjore që sqarojnë terma, koncepte dhe situata ligjore, me qëllim kuptueshmërinë si dhe duke mos lënë hapësira për interpretim jo të duhur. Për më tepër, edhe ligji për procedurat tatimore u hartua me ndihmën e konsulentëve të huaj dhe është një ligj që ka krijuar një praktikë të konsoliduar. Nuk ka asnjë arsye pse vendosja e gjobave, kamatave, procedura e apelimit, masat shtrënguese apo të ngjashme të mos aplikohen siç janë tek procedurat tatimore, për taksat vendore. Për më tepër, qëllimi ligjit për procedurat tatimore ka qenë që të jetë një ligj procedural gjithëpërfshirës. Projektligji krijon procedura të reja pa argumentuar arsyen e këtij ndryshimi themelor.