DASH: Qeveria nuk u përgjigjet investitorëvetë huaj, por klientëve të lidhur me qeveritarët

39

SHBA ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për mënyrën se si ajo përzgjedh investitorët, të cilët përfitojnë statusin strategjik. Në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH thotë se sipas të dhënave zyrtare nga 52 projekte, të cilat kanë marrë statusin e Investimit Strategjik, vetëm 2 janë të huaja të tjerët janë biznesmenë vendas me lidhje të forta në qeveri, por edhe zyrtarë të lartë deri në rang ministri

Departamenti i Shtetit ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për mënyrën se si ajo përzgjedh investitorët, të cilët përfitojnë statusin strategjik. Në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH thotë se ligji nuk ka tërhequr investime të huaja.

Sigal

Departamenti i Shtetit ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për mënyrën se si ajo përzgjedh investitorët, të cilët përfitojnë statusin strategjik. Në raportin e klimës së investimeve për vitin 2023, DASH thotë se ligji nuk ka tërhequr investime të huaja.

“Pavarësisht legjislacionit mbështetës, shumë pak investitorë të huaj kanë përfituar nga statusi “Investitor Strategjik” dhe pothuajse të gjitha projektet u janë dhënë kompanive vendase, që operojnë në sektorin e turizmit,” -shkruan DASH.

Për herë të parë, Departamenti i Shtetit zbulon dhe arsyet se pse investitorët e huaj nuk përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike.

“Investitorët e huaj, që aplikojnë për statusin e investitorit strategjik citojnë se përgjigjet nga AIDA janë të ngadalta,”- deklaron DASH.

Sipas të dhënave zyrtare nga 52 projekte, të cilat kanë marrë statusin e investimit strategjik, vetëm 2 janë të huaja. Përfituesit më të mëdhenj të ligjit janë biznesmenët vendas me lidhje të forta në qeveri, por në disa raste nga ky ligj kanë përfituar drejtëpërdrejtë dhe zyrtarë të lartë të maxhorancës, deri në rang ministri. /Kapitali