Protesa mbarëkombëtare/ Qytetarët dhe pedagoët në protest, rektorët e partisë kërkojnë të majmen, duke rritur pagat në kurriz të studentëve të varfër

Qytetarët e Elbasanit dalin në protestë: “Boll heshtëm”, s’kemi bukë  të hamë, po ikin shqiptarët si në 92’

Vështirësia ekonomike dhe rritja e paprecedent e çmimeve kanë detyruar qytetarët në Elbasan të reagojnë duke i kërkuar “llogari” qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin e krizës.Protesta ka nisur rreth orës 11:00 dhe të pranishëm janë qytetarë, por edhe shoqëria civile. Përmes mesazheve që kanë përcjellë ata kërkojnë shkrirjen e Bordit të Transparencës së Karburanteve.Disa prej qytetarëve, kanë fikur automjetet në rrethrrotullimin e 1 majit përgjatë kalasë së qytetit, ku edhe u grumbulluan protestuesit.“Boll heshtëm” ka qenë motoja e protestës që po mbahet sot në qytetin e Elbasanit, duke marrë shkasë nga çmimet e larta të karburanteve ku sot një litër naftë kushton 245 lekë. Nën kryetari i PD, Luçiano Boçi deklaroi se aryse e këtij tubimi nuk është vetëm rritja e çmimit të naftës por edhe rritja e pasigurisë në vend dhe shpopullimit.Qytetarët kanë thënë se kanë dalë në shesh për të protestuar, duke shtuar se familjet shqiptare po varfërohen çdo ditë dhe më shumë.

Sigal

“Do protestojmë se janë rritur cdo gjë me naftë me cmime kjo qeveri duhet të zhduket një orë e më parë. Ca do bëjmë do ngrodhim? Çmimet e ushqimeve në kulm. Pa u shporr Rama nuk ka rrugë zgjidhje ai duhet të iki. Ai na ka bërë ne që s’kemi bukë të hame. Kemi marrë rrugët Greqi Itali. Po ikin shqiptarët si në 92-93. Ca do bëjmë nuk jetohet këtu, ikën kalajamtë tanë, nuk jetohet këtu , ca do bëjnë? Ku ka punësim këtu? Kanë ik se askanë bukët të hanë ca do bëjnë këtu njerëzit”, tha nje qytetar.

“Unë protestoj për të drejtën time për të qenë njëri. Si komb kemi humbur personalitetin tonë, duke pranuar gënjeshtra, mashtrime që na bën kjo qeveri. Kam besim të madh se shumë demokratë që nuk vijnë këtu por te kutia do e tregojnë vetën. Të gjithë janë në një hall. Bordi është monopol”- tha një qytetar.

Gjithashtu kësaj proteste i janë bashkuar edhe pensionistët të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre duke pohuar se qeveria i ka lënë në “mëshirë të fatit”. Të moshuarit pohojnë se ndihma e qeverisë është qesharake krahasuar me rritjen e paprecedent të çmimeve dhe inflacionin në vend.

“Nëse qeveria s’na ofron mirëqenie, të largohet”, është shprehur një pensionist.

Ata janë shprehur për mediat se situata ekonomike në vend është rënduar.” Edhe në protestë po t’i shohësh shumica janë mosha e tretë dhe pjesëmarrja është e vogël se s’ka më njerëz, nuk ka kush vjen. Kanë marrë rrugën e kurbetit”, është shprehur një prej protestuesve.

Pedagogët sërish në shesh, lajmërojnë protestë më 14 tetor para Universitetit të Arteve

2 Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë thirrje për zhvillimin e një tjetër proteste përpara Universitetit të Arteve në Tiranë më 14 tetor, në orën 11:00.Aleksandër Kovaçi, një nga drejtuesit e sindikatës që lexoi peticionin përpara mediave, tha se protesta synon të shtrojë në diskutim se si të trajtohen me dinjitet punonjësit në pagë dhe vlerësime dhe më pas do të kalohet në bojkotin e paralajmëruar të datës 17 tetor.