Blerja e një shtëpie mision i pamundur, ja referencat e reja që do rrisin çmimet 

Nga 1 janari 2026 hyri në fuqi ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, që do t’u japë mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me tatim 5% nga 15% që është norma, si dhe VKM për çmimet e ndryshuara të referencës në rrethe. Por pas rivlerësmit do të rritet edhe  taksa e re e pronës, për të cilën qytetarët do të paguajmë më shumë, dhe këtë ministria e mbanë të fshehtë.  Çmimet e reja do të rrisin edhe detyrimin e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila do çojë edhe në rritjen e çmimeve të banesave. Si do veprohet me apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, dhe lista me ccmimet e reja sipas qyteteve

Blerja e një shtëpie mision i pamundur, ja referencat e reja që do rrisin në stratosferë çmimet e banesave

2026/ Taksa e re e pronës, sa do të paguajmë më shumë .Nis zbatimin rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5%. Ja referencat e reja që do rrisin taksën e banesës në rrethe

Sigal

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset. Rritja e detyrimit do të jetë në të njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.Çmimet e reja të referencave për shitblerjen e apartamenteve në rrethe do të rrisin edhe detyrimin e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesit , që do çojë në rritjen e çmimeve të banesave.

Nga 1 janari 2026 hyrinë fuqi edhe ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, që do t’u japë mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me tatim të reduktuar 5% nga 15% që është norma, si dhe VKM për çmimet e ndryshuara të referencës në rrethe.

Periudha e zbatimit të procesit të rivlerësimit do të jetë nga data 1 janar 2026 deri më 31 mars 2027. Afati maksimal për dorëzimin e kërkesës për rivlerësimin e pasurisë pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është deri më 31 dhjetor 2026. Rivlerësimi do të kryhet nga ekspertë të licencuar ndërsa tatimi 5% do të paguhet mbi diferencën e vlerës së shitblerjes së pronës. Hartës së re të çmimeve në rrethe, që hyn në fuqi nga 1 janari 2026, i shtohen edhe 54 zona të reja kadastrale. Numri i tyre arrin në 119 zona nga 65 që ishin më parë.

Referuar vendimit “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ‘ndërtesa’, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj” ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës për rrethet rezultojnë në Durrës.

Me hartën e re, Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale me çmime që varion nga 45 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për metër katror nga 67,5 mijë lekë që ishte çmimi i mëparshëm. Në Durrës ndryshimet më të larta prej 196%, krahasuar me çmimin e mëparshëm, janë për zonën kadastrale nr.13, e cila në terren përkon në portin e Durrësit, ku po zhvillohet edhe projekti i “Durrës Yahts Marina”. Nga 67,5 mijë që është çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë pas hyrjes në fuqi të vendimit, çmimi do të jetë 200 mijë lekë për metër katror.

Rritje të lartë për çmimet e referencës ka edhe për zonat e tjera bregdetare, si: Himara, Saranda, Vlorë dhe ishulli i Sazanit. Me hartën e re Himara ndahet në 5 zona kadastrale, ku rritja më e lartë e çmimit prej 141% është për zonën nr.1.

Nga 58 mijë lekë për metër katror çmimi arrin 140 mijë lekë për metër katror. Saranda gjithashtu do të ndahet në 5 zona kadastrale, ku për zonat nr.1 dhe nr.3 çmimi arrin 100 mijë lekë për metër katror apo 78.6% më shumë sesa çmimi i mëparshëm. Vlora do të jetë e ndarë në 7 zona kadastrale, ku 4 prej tyre janë brenda qytetit, dhe zonat e tjera do jenë ajo e Rradhimës, Orikumit dhe ishullit të Sazanit. Në Vlorë rritja më e lartë për çmimet e referencës është në ishullin e Sazanit.

01

Taksat e qeverisë rrisin çmimet e shtëpive, sa më shumë rritet çmimi i referencave, aq më shumë rritet detyrimi i ndërtuesit për taksën

Ashtu siç ndodhi në Tiranë në gusht të vitit 2023, rritja e çmimeve të referencës do të sjellë rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës për familjarët dhe bizneset, pasi vlera e pronës për llogaritjen e taksës, bëhet sipas çmimeve të referencës së apartamenteve. Rritja e detyrimit do të jetë në të njëjtën vlerë me ndryshimet e referencës.Çmimet e reja të referencave për shitblerjen e apartamenteve në rrethe do të rrisin edhe detyrimin e ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerat referuese të metodologjisë së miratuar nga qeveria.

Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit.

 

Për qytetin e Durrësit taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime banime, që nuk janë të destinuara të përdoren për turizëm, industri apo për shërbime publike është 8%, sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” i miratuar në muajin dhjetor 2022.

Për një objekt rezidencial me sipërfaqe 100 mijë katror, me vendndodhje pranë portit të Durrësit, sipas llogaritjeve me çmimin aktual të referencës detyrimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtuesin është 540 mln lekë. Detyrimi i taksës i llogaritur me çmimin e ri të referencës që hyn në fuqi nga 1 janari 2026 për një ndërtim me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet rreth 1 mld lekë. Detyrimi i ndërtuesit për taksën do të rritet në përqindje të njëjtë me ndryshimin e referencave. Ndërtuesit paralajmërojnë se rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë do të shtojë koston për ta, që do të reflektohet me ndryshim të shitjes së çmimeve të apartamenteve, veçanërisht në zonat bregdetare si Durrësi dhe Qerreti.

Shembujt për detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Ja sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit , Kukës, Kamzë etj.

Sa ishtë në Durrës

Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria. Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.

Sa do rritet tani detyrimi

Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.

Vlorë

Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.

Sarandë

Si ishte: Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.

Si u bë: Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.

Elbasan

Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kilica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit. Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryshojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.

Pogradec

Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.

Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.

Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit.

Kamzë

Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj.