Aneketë varfërisë? Populli në protestë, 23 zyrtarët të INSTAT me dieta dhe avion, turne në Europë me paratë e qytetarëve

407
Sigal

 

Trajtohen me paga 1200-1500 Euro, me dieta, makina luksoze, shpërblime, bankete e udhëtime nëpër botë, prandaj pse mos t’i shërbejnë pushtetit, duke paraqitur shifra; sikur gjoja varfëria në Shqipëri është ulur; pagat, pensionet e punësimet janë rritur; ndërsa inflacioni e çmimet janë më të ulëta se në vendet e BE, teksa qytetarët mbushin sheshet në protesta kundër varfërisë

Pas një historie traumash nga osmanët, luftërat paraballkanike, komunizmi, lufta civile në 1997, emigracioni masiv, spastrim, shqiptarët e dëshpëruar paguajnë edhe në vitin 2022 pasojat e keqqeversisjes që i ka varfëruar. Mizerja ka arritur deri në atë pikë që në rrugë , sa vështirë të gjesh ndonjë qytetarë që të mos ketë pakënaqësi me pensionin që nuk i del as për ilaçe, vështirësi për të kaluar muajin dhe ëndjen e zellshme për të emigruar drejt asaj që e shikojnë si zgjidhjen parësore, reflektuar dhe në shifra që argumentojnë qartë largimin masiv dhe pakënaqësitë. Këto janë dhe disa nga arsyet kryesore se pse qytetarët sot janë në shesh duke protestuar. Duke patur parasysh reflektimin e kësaj situate, duket se INSTAT, po shkon të anketojë varfërinë e shqiptarëve me paratë e taksave të tyre, përkundrejt Europës. Megjithëse dalja masive në shesh e qytetarëve është në një farë mënyre dhe anketa më saktë që thërret: Na ka ardhur në majë të hundës nga babëzia e zyrtarëve dhe varfëria. Institucionet duket se e kanë bërë rrugë udhëtimin me paratë e popullit duke nisur që nga shpenzimet e ministrave për avione, udhëtimet e Kuvendit, FSHZH etj.,

Konkretisht, Instituti i Statistikave ka shpallur tender për blerje bileta udhëtimi me avion në Luksemburg, ku do shkojnë 23 shefet e këtij institucioni  shtetëror që varet nga kryeministri.

Ata do nisen për Luksemburg më 15 nëntor paradite dhe do kthehen më 18 nëntor në mbrëmje, secili me nga 28 kg bagazhe, madje duke i kërkuar agjencisë së udhëtimit, që vendet në avion të jenë preferenciale dhe kushte sa më të mira për transferimin nga aeroporti në hotel sipas pamfleti.

Logjikisht, përveç kostos së udhëtimit me avion për 23 zonjëzat e Institutit të Statistikave ka dhe shpenzime për akomodim në hotel, ushqim e shërbime të tjera, llogaritë e të cilave dihet sa shkojnë.

Është rasti i parë, që zyrtarët e një institucioni udhëtojnë të gjithë sëbashku me avion, pa bërë publik qëllimin e këtij udhëtimi në Luksemburg për 4 ditë, por edhe nëse është zyrtar udhëtimi, as EUROSTAT nuk dërgon delegacione “ushtri” në vende si Gjermania e Franca.

Por gjersa kryeministri Rama udhëton me ‘Çarter’, pse të mos i hipin avionit kolektivçe edhe 23 zonjëzat e INSTAT, me milionat nga tonat?!

Sepse i lejon vetë qeveria, që i trajton me paga 1200-1500 Euro, me dieta, makina luksoze, shpërblime, bankete e udhëtime nëpër botë, prandaj i shërbejnë pushtetit, duke paraqitur shifra të rreme, sikur gjoja varfëria në Shqipëri është ulur, pagat, pensionet e punësimet janë rritur, ndërsa inflacioni e çmimet janë më të ulëta se në vendet e BE.