Kisha Orthodokse e Shqipërisë: Gëzuar Pashkët!

1354
Sigal

Të krishterët ortodoksë në Shqipëri si në të gjithë botën kanë festuar që nga mbrëmja e djeshme, Pashkët. Me urimin krishti u ngjall, festimet kulmuan në dy qytete të vendit; në Tiranë dhe në Korçë.

Mëngjesin e së dielës, Kisha ortodokse dha një urim edhe për ata që mbartin sot emrat në nderim të ngalljes së Krishtit: “Gëzuar të gjithë vëllezërve në Krishtin, Anastasi, Anesti, Paskali, Zoi, që mbajnë emrin dhe festojnë në nderim të Ngjalljes së Krishtit!”

Ndërsa, Mitropolia e Shenjtë e Korçës njoftoi se mijra njerëz mbushën sheshin para katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, si edhe në të gjithë kishat e tjera të qytetit ku u celebrua Liturgjia Hyjnore e Ngjalljes. Duke psalur gëzueshëm himnin e Pashkës, “Krishti u Ngjall së vdekurrësh, me vdekje, vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali”.