Absurdi me asistencën, mijëra familje në varfëri hiqen nga listat për tu mbushur me emra fiktiv në këmbim të votave

21
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka prezantuar Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030.Sipas draft Strategjisë të nxjerrë për konsultim publik, niveli i ndihmës ekonomike nuk duhet të jetë më i ulët se 16.000 lekë në muaj, ndërkohë që aktualisht edhe kjo pagesë është e përafërt me kufirin e të ardhurave në rrezik varfërie apo me pagën minimale.

Por ky draft i Ministrisë së Shëndetësisë është në kundërshtim me vendimin e mëparshëm të qeverisë, sipas të cilit shuma maksimale e ndihmës ekonomike është në masën 150 për qind të pensionit social. Ky i fundit është 9300 lekë të reja dhe në vlerën 150 % shkon në rreth 14 mijë lekë, pra më e ulët në atë çfarë është konsideruar kufiri i varfërisë. Pra, Ministria e Shëndetësisë sugjeron që ndihma ekonomike nuk duhet të jetë më pak se 16 mijë lekë të reja në muaj, ndërkohë që sipas legjislacionit, ndihma ekonomike makimale shkon deri në 14 mijë lekë.Ndonëse legjislacioni nuk përcakton minimumin e nevojave që duhen plotësuar nëpërmjet ndihmës ekonomike, ekziston kufiri i varfërisë që përfaqëson minimumin e të ardhurave që një individ duhet të disponojë për të mos u konsideruar në rrezik varfërie. Ky nivel të ardhurash ka rezultuar 191.791 lekë për vit në vitin 2021 apo rreth 16 mijë lekë të reja dhe është orientues në vlerësimin se nivelit të ndihmës ekonomike.Sipas këtyre shifrave, duket se qeveria deri në vitin 2030 nuk u siguron dot këtyre familjeve që të jenë larg rrezikut të varfërisë.Numri i familjeve dhe individëve në nevojë që pritet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të jetë mesatarisht 64 mijë. Megjithatë ajo ndryshon në varësi të anëtarëve të familjes, por në asnjë rast nuk duhet të jetë më e lartë se 150 % e pensionit social.Sa i takon ndihmës ekonomike ka patur edhe denoncime të shumta nga qytetarët e sidomos në periudhën e fushatave zgjedhore se janë hequr nga ndihma ekonomike familje në nevojë dhe janë përfshirë familje të tjera pa përmbushur asnjë kriter në këmbim të votës.