Ing. Isuf Tushe: Ndërrohen hajdutët gjakpirës, por zgjedha nuk ndyshon mbi minatorët e varfër të Bulqizës

609
Sigal

Ndërrohen hajdutët, por zgjedha nuk ndryshon mbi minatorët e Bulqizës

Po ndërrohen gjakpirësit/Sindikata e Minatorëve: Nga Bulqiza po ikën Samir Mane po vjen KURUM-i

Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog, Doktor i shkencave gjeologjike

                                                                  

Konҫesionarët që kanë ozurpuar pasuritë publike, qoftë ato natyrore, pasi i kanë shfrytëzuar ato barbarisht, i kanë vjedhur gjithë fitimin për aq kohë sa kanë dashur, pa bërë asnjë investim dhe pa paguar detyrimet, largohen duke lënë ca borxhe prapa

 Pasuritë tona natyrore paskan qenë të destinuara përgjithmonë për t’ja u falur oligarkëve të lidhur me qeveritë dhe politikanët hajdut, apo për të pasuruar konҫesionarët e huaj, ndërsa punonjësëve të saj dhe popullit ato i kanë shtuar vetëm fukarallëkun. Për më shumë, ndiqeni në linkun: https://telegraf.al/aktualitet/po-nderrohen-gjakpiresitsindikata-e-minatoreve-nga-bulqiza-po-iken-samir-mane-po-vjen kurumi/. U krijua një moment ideal për të ndaluar dhe demonstruar vjedhjen marramëndëse apo gjithë matrapazllëqet që kanë bërë qeverisjet e këtyre 30 viteve me konҫesionet mbi pasuritë natyrore në vendin tonë, por jo, ҫdo gjë kaloj në heshtje zyrtare, pa u bërë shumë zhurmë, u ndjen vetëm pakëz zhurma grevistësh fukarenjë, ata që presin radhën për tu viktimizuar në minierën e kromit Bulqizë, skllevërit e konҫesionarëve gjakpirës dhe hajdutëve të babëzitur të politikës, qeverisë dhe oligarkëve të tyre, të cilët shteti i ka bërë dalje dhe ja ka lënë në përdorim sindikalistëve që ka caktuar vetë dhe që doroviten prej tij.

Po dhe kjo zhurmë sikur u shua me magji, nuk po ndihet më, me sa duket oligarku i vjetër ka hedhur ndonjë lekë atyre fatkeqëve, nëpërmjet zjarrfikësëve sindikalist servil dhe hajdut që janë vetëm në shërbim të qeveritarëve dhe konҫesionarëve, por në asnjë mënyrë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve.

Oligarku “biznesmen” Samir Mane vjedh së bashku minierën më të vjetër dhe me rezerva kolosale që e rënditin atë në rang botëror, vodhi dhe u majm sa deshi me këtë pasuri natyrore publike, me gjakun e atyre fatëkeqëve që nevoja për bukën e gojës i ka ҫuar të punojnë në kushte shumë të vështira në minierën e vdekjes, u largua dhe e shiti atë tek një “biznesmen Turk”, që me siguri duhet të jetë oligarku i radhës i qeverisë Rama.

Flitet se në këtë minierë kanë humbur jetën 9 minatorë, kjo është një tragjedi njerëzore dhe tregues i qartë që tregon se ky, ozurpator me letra zyrtare qeveritare i vendburimit më të madh të kromit në vendin tonë, nuk ka bërë investimet e nevojshme dhe cilësore për të siguruar jetën e punonjësëve në atë minierë, por ka shikuar vetëm fitimin për të mbushur xhepin e tij. Pra, ato janë thjeshtë viktimat fatkeqe të tij.

Samir Mane ishte thjeshtë një operator me kontratë në këtë minierë, ashtu siҫ janë të gjithë ata që kanë ozurpuar me konҫesion pasuritë natyrore në vendburimet ekzistuese të mineraleve, naftës, qymyreve, bitumit, etj., në vendin tonë. Ata nuk kanë të drejta minerare pronësie mbi to dhe të drejtën për ti shitur tek të tjerët, siҫ ka ndodhur shpesh. Bile edhe në rastet kur një privat e ka tokën e tij dhe të drejtën mbi pronësinë e saj në sipërfaqe, ndërkohë që në nëntokë ndodhet një pasuri natyrore minerare, ai nuk ka të drejtë ta shesi ose ta japi me konҫesion atë, n.q.se ai nuk gëzon të drejtën mbi pronësinë minerare. Në vendin tonë pronësinë apo të drejtën minerare e ka vetëm shteti, prandaj ajo është shtetërore.

Pra, Samir Mane thjeshtë, sipas ligjit duhet të deklaronte n.q.se kompania e tij ka falimentuar në minierë ose për ҫfarë arsye ai e dorëzon minierën, ai duhet ti raportonte zyrtarisht, me letra dhe fakte qeverisë, të bënte transparencë të plotë. Kompania e tij ka të drejta dhe detyrime kontraktuale në këtë minierë, ndaj punonjësëve të saj, shtetit, kontraktorëve, etj., më pas qeveria duhet të analizonte realizimin ose mosrealizimet e tyre sipas kontratës dhe të bënte rishtetëzimin e minierës, ti hiqte atij liҫencën dhe ta detyronte atë, sipas ligjit, të paguante të gjitha detyrimet dhe borxhet në qoftë se ai kishte, ndryshe ato i mbetën në derë asaj, qeverisë. Samir Mane minierën nuk duhet ta shesë apo transferoj kontratën tek një pronar tjetër, siҫ deklarohet, i cili na qënka edhe më gjakpirës se vetë Mane, që është i përkdheluri i qeverisë.

Pastaj qeveria vendos në se këtë pasuri do ta mbajë vetë apo do ta japi prapë me konҫesion në bazë të rregullave dhe ligjeve mbi përzgjedhjen e konҫesionarit të ri, atë nuk e zgjedh Samir Mane, prandaj qeveria apo ministria nuk duhet të firmosin thjeshtë një dokument për të transferuar minierën tek konҫesionari i ri, meqënse ata na paskan rënë dakord midis tyre. Kur një konҫesionar futet në biznes për të operuar një pasuri me kontratë, ai duhet ta lidh atë kontratë me qeverinë, sepse ai ka detyrime financiare që duhet ti paguaj shtetit dhe jo të paguaj për këtë konҫesionarin që e ka operuar atë pasuri, ai nuk është pronar por thjeshtë operator.

Mirëpo në shqipëri konҫesionarët që kanë ozurpuar pasuritë publike, qoftë ato natyrore, pasi i kanë shfrytëzuar ato barbarisht, i kanë vjedhur gjithë fitimin për aq kohë sa kanë dashur, pa bërë asnjë investim dhe pa paguar detyrimet, largohen duke lënë ca borxhe prapa dhe i shesin ato sipas një marrëveshje që bëjnë midis tyre, ndërsa qeveria vetëm firmos dhe vulos letrat. Kjo ndodh sepse në këtë mënyrë ata, operatorët dhe qeveritarët, mbulojnë gjithë matrapazllëqet dhe vjedhjet që kanë bërë dhe i shmangen përgjegjësive ligjore, se përgjegjësi morale ata nuk kanë, prandaj qeveria firmos dhe hesht, sepse pas konҫesioneve janë hajdutët e politikës dhe qeverisë që kanë vjedhur së bashku me konҫesionarin këto pasuri.

Po në këtë rast qeveria a e miratoi këtë transferim pasurie tek pronari turk? Me siguri e ka miratuar. Po socialistët e vërtet dhe populli që e ka votuar si ndjehen me këtë vendim të qeverisë që kanë zgjedhur vetë?

Qeveria Rama ka deklaruar se të gjitha konҫesionet e pasurive natyrore janë dhënë me kontrata që i shërbejnë vetëm privatit dhe shteti nuk përfiton asgjë nga kjo pasuri. Pra këto kontrata kanë dështuar, dhe kjo është një e vërtetë e pa mohueshme. Bankers Petroleum dhe gjithë kompanitë e naftës që shfrytëzojnë vendburimet ekzistuese, mbështetur në këto kontrata të gabuara, po bëjnë kërdinë duke i vjedhur dhe shkatërruar ato, nuk paguajn asgjë në shtet dhe qeveria hesht, bile edhe kur ka fakte që mund ti pezulloj ato nga aktiviteti ajo prapë hesht ndaj tyre, sepse ata vjedhin bashkërisht me qeveritarët dhe politikanët. Rasti në fjalë i dorëzimit të minierës kromit Bulqizë nga Samir Mane, është ideal, dhe qeveria duhet ta ri-shtetëzonte atë, të mos miratonte trasferimin e minierës tek konҫesionari i ri dhe të mos e jepte atë më me konҫesion, sepse ekonomia jonë po përvëlohet prej konҫesioneve dhe nuk po ka asnjë fitim. Kjo pasuri duhet ti shërbej ekonomisë dhe mirëqënies popullit dhe jo një grushti njerëzish të privilegjuar nga qeveria. Aqë më tepër kur ajo, qeveria, nuk rregullon as kontratën që vetë e ka pranuar se është e gabuar ose të ri-shikoj parametrat e saj, sepse situata energjitike ka sjellë ndryshime të mëdha të ҫmimit të mineraleve dhe hidrokarbureve në tregun e sotëm botëror, por si pa të keq ligjëron transferimin e minierës, duke i ligjëruar kështu konҫesionarit të drejtën për të vazhduar vjedhjen e kësaj pasurie, njëlloj si paraardhësi i tij.

 

Kjo u bë dhe me vendurimet ekzistuese të naftës Ballsh-Hakal, Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul, që pasi i ri-shtetëzoj nga konҫesionarët e mëparshëm dhe ja dha Albpetrolit për shfrytëzim, ja mori prapë atij dhe ja fali me konҫesion oligarkëve duke fshehur pas tyre hajdutët e tij, me të njëjtat kontrata të gabuara, dhe ata vazhdojnë normalisht lojën duke raportuar se “punojnë me humbje” dhe nuk paguajnë asnjë detyrim, por ҫdo gjë e vjedhin dhe e ndajnë me qeveritarët dhe politikanët. Si shpërblim suplementar për këtë k/ministri Rama e gradoi atë në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Pra, të gjitha pasuritë natyrore, hidrokarbure apo minerare, vazhdojnë të shfrytëzohen dhe të vidhen me kontrata të gabuara, qeveria heshtë, por dhe kur krijohet ndonjë mundësi që këto pasuri të ri-shtetëzohen, ajo, qeveria, prapë heshtë dhe firmos kontratat e transferimit të vendburimeve nga një konҫesionar tek tjetri, të cilët i shesin dhe blejnë këto pasuri shtetërore midis tyre, sikur me qenë ata pronar të vërtetë. Bile rasti i firmosjes së transferimit të minierës së kromit Bulqizë tek konҫesionari i ri Turk, u bë në një kohë shumë të favorëshme, kur vëmëndja e popullit është përqëndruar tek rrëmujat dhe foltoret e kryehajdutit dhe kryekriminelit Sali Berisha, që ka hesape për të dhënë para drejtësisë edhe për këtë minierë, dhe nuk e ka mëndjen fare se ҫfarë po bënë qeveria. Ndoshta kjo kohë mund të jetë zgjedhur nga vetë k/ministri, si më e përshtatëshme, për të firmosur dhe për të mos rënë në sy të publikut. Eshtë mjeshtër për të rregulluar këto punë të pista, prandaj mos t’ja ham hakun, është numër një në politikën shqiptare dhe “Lidër Suprem” në atë botërore!