1 Maji midis urimeve dhe hipokrizisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, qytetarët kanë marshuar në Tiranë duke protestuar për të drejtat në punë, ndërsa kërkojnë paga më të larta.Marshimit i janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme.“Të drejta në punë”, dëgjohen thirrjet qytetarëve.

1 Maji, Rama: I uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë

NOA

Kryeministri Edi Rama uroi 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, duke uruar të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë ditë simbolike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama duke vlerësuar përkushtimin e punëtorëve shqiptarë, shkruan se “me zemër e respekt, i uroj çdo shqiptari punëtor punë e ditë të mbarë”.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informin, theksoi se “sot, Shqipëria shënon një nivel papunësie prej rreth 8.3%, një shifër e përafërt me mesataren e Bashkimit Evropian, duke reflektuar progresin e bërë në tregun e punës”.

01

Kol Nikollaj, ditën e 1 majit protestues për punëtorët, 364 ditët e tjera sindikalist në borderonë e Kryeministrisë

Kol Nikollaj, ditën aktron sikur denoncon qeverinë e sikur mbron interesat e punonjësve, ndërsa natën bën pazare me ministrat dhe merr licenca për HEC-e, tenderë, leje ndërtimi e pagesa borderoje.Prej vitit 2015, kreu i konfederatës pseudo-sindikale figuron i punësuar në aparatin e Kryeministrisë, ndërsa publikisht shfaqet si denoncues i qeverisë dhe mbrojtës i punëtorëve…

Më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë protestoi për të kërkuar të drejta, trajtim e paga të denja, respekt dhe kushte më të mira në punë.Ndërkohë që para Kryeministrisë në protestë flitej për punëtorët e braktisur nga qeveria  dhe kërkesa për paga e pensione dinjitoze, duket se nga të gjithë protesuesit, vetëm kreu i Sindikatës ,Kol Nikollaj nuk duhet të shqetësohet për paga dhe jetesë të vështirë, pasi në insitucionin ku protestohet për sy e faqe flitet se rezulton i punësuar .

Një dokument zyrtar i publikuar nga faqja e Kryeministrisë tregon se Kol Nikollaj, prej vitesh në krye të konfederatës së sindikatave, figuron i punësuar në aparatin e qeverisë. Sipas të dhënave, ai ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si zyrtar i Kryeministrisë, çka ngre pikëpyetje të forta për rolin e tij real si përfaqësues i punëtorëve. Rasti ushqen dyshimet për një marrëdhënie pazari me pushtetin, ku sindikata përdoret si fasadë, ndërsa drejtuesi i saj përfiton poste, pagesa dhe favore nga qeveria që publikisht pretendon se e kundërshton.

Në vitet 1992-2005, Kol Nikollaj ishte kryetar i sindikatës minerare, ndërsa prej 21 vitesh ka uzurpuar konfederatën, duke mbajtur postin e kryetarit nëpërmjet vetë/rizgjedhjes me kongrese formale, që i zhvillon me një grup të besuarish e të paguarish dhe i regjistron në gjykatë.

Kol Nikollaj, ditën aktron sikur denoncon qeverinë e sikur mbron interesat e punonjësve, ndërsa natën bën pazare me Edi Ramën e ministrat dhe merr licenca për HEC-e, tenderë, leje ndërtimi e pagesa borderoje.

Dokumenti që po publikojmë sot zbulon se Kol Nikollaj figuron i punësuar në aparatin e Kryeministrisë qysh prej vitit 2015.Ky punësim i Kolës në Kryeministri u bë pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2015, si shpërblim nga Edi Rama, pasi Kola doli në podiumet e fushatës së PS-së dhe u bëri thirrje punëtorëve të votonin për kandidatët socialistë.

Sindikalistët e mbetur, që vazhdojnë të besojnë mashtrimet e kryetarit xhambaz, duhet ta dinë se më 3 maj 2016, Kol Nikollaj ka plotësuar dhe dorëzuar formularin e dekriminalizimit si zyrtar i Kryeministrisë, madje emrin e ka deklaruar “Kolë” me “ë” në fund dhe jo pa “ë”.

Të dhënat si i punësuar në Kryeministri janë: Kolë Nikollaj, atësia Bibë, amësia Dile, datëlindja 25 maj 1961, nr. ID: G10522107K dhe vendlindja Mirditë, të cilat përputhen me të dhënat e tij në regjistrin e Gjendjes Civile sipas pamfleti.

Veçse, në fund të emrit të tij dhe emrit të babait, Kola ka shtuar gërmën “ë”, të cilën nuk e ka në kartën personale ID dhe në pasaportë. Ndryshime të tilla i bëjnë zakonisht persona që kanë probleme me drejtësinë jashtë Shqipërisë, por arsyet konkrete i di vetë Kola.

Punësimin në Kryeministri me numër regjistri personal 00141-4 e vërteton linku zyrtar: https://ëëë.kryeministria.al/neësroom/lista-e-plote-e-zyrtareve-qe-kane-bere-dorezimin-e-vetedeklarimit-2/kol-nikollaj-km00141-4/, ku janë emrat e zyrtarëve të Kryeministrisë që kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.

Sipas këtij ligji, formularët e vetëdeklarimit me të dhënat personale i plotësojnë dhe i dorëzojnë vetëm zyrtarët që kanë funksione pune me kohë të plotë. Prandaj edhe  kreu i sindikatave, Kol Nikollaj, si i tillë figuron në organikën e Kryeministrisë, por nuk dihet në çfarë pozicioni është paguar.