Tregtimi i heroinës në shkollat e mesme dhe lagjet e Tiranës

740
Sigal

Një i ri, i cili akuzohet se shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, por edhe në zona të ndryshme, është arrestuar pasditen e sotme. Ai është 29-vjeçari E.T, i njohur edhe me pseudonimin “Tafa”. Akuzat ndaj tij janë dokumentuar teksa mësohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, pasi siguronin lëndën narkotike të llojit heroinë dhe kokainë të cilësisë së pastër, e përzienin dhe më pas e shpërndanin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme. Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”,  “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi  të  disa shkollave të mesme në Tiranë”, sqaron policia. Por policia nuk flet dhe hesht për përdoruesit dhe trafikuesit e hashashit dhe drogës në L.A.Demi dhe zonën rreth burgut të grave në Tiranë, pasi një pjesë e tyre me sa duket I ndajnë fitimet me policinë e këtij rajoni për të mos thënë që janë si shpërndarës të ndonji patrulle policie në këtë zone. Mjafton të bjerë errësira dhe e kuptonë se sib ëhet ky trafik nën mbështetjen e heshtur të policisë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit,  policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar heroinë. I ashtuquajturi “Tafa” u kap në flagrancë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Megjithatë  policia deklaroi se operacioni  vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.