Xhensila Myrtezaj tërheq sërish vëmendjen, mahnit me format perfekte trupore (FOTO)

59

Xhensila Myrtezaj po shijon suksesin e këngës më të fundit “Panorama”. Ky bashkëpunim me Ardian Bujupin e ka vënë këngëtaren në qendër të vëmendjes ditëve të fundit. Mirëpo, së fundmi ajo është vënë sërish në fokus të mediave, pas një fotoje që ka publikuar në Instagram.

Këngëtarja, që numëron më shumë se 1.6 milion ndjekës në Instagram ka pozuar e veshur me një kostum sportiv që i nxjerr në pah format trupore. Xhensila ka treguar shpesh përmes postimeve rëndësinë e madhe që i ka kushtuar ushtrimeve fizike, dhe jo pa arsye ajo vjen në një super formë.

Pak javë më parë, Xhensila publikoi këngën më të fundit, që u prit mjaft mirë nga publiku. “Panorama” e ka renditur Xhensilën në toplistë si ndër këngëtaret më të të dëgjuara përgjatë këtyre dy javëve të fundit.