Sigal

Këngëtarja amerikane Demi Lovato pak ditë më parë, përfundoi në spital pas një overdoze heroine, ndërsa tashmë, kur gjendja e saj shëndetësore duket se është përmirësuar, këngëtarja ka vendosur të flasë për këtë situatë.

Në një postim në Instagram, këngëtarja 25-vjeçarja tha se: “Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësi. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj të kapërcej dhe nuk kam bërë ende”, shkruan ajo.

Lovato ka folur më parë rreth luftës së saj me varësinë, çrregullimet bipolare dhe ushqimin.

Në deklaratën e saj, këngëtarja falënderoi familjen dhe mjekët në spitalin Cedars-Sinai të Los Anxhelosit, duke thënë se “pa ta unë nuk do të isha këtu të shkruaja këtë postim për të gjithë ju”.

Demi Lovato ka pasur probleme vitet e fundit për shkak të abuzimit me lëndë narkotike. Në qershor ajo zbuloi se i ishte kthyer vesit pas 6 vitesh që nuk përdorte drogë.

(M.Q/Faxweb)