Shpat Kasapi prezanton të dashurën, kush është bukuroshja brune që i ka vjèdhur zemrën

288
Sigal

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.Ai është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tij private dhe ajo profesionale.

Së fundmi, Shpati ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, të të dashurës së tij, Selvije Jao.

Çifti kanë pozuar së bashku në Instagram, ku shfaqen mjaft të lumtur dhe të dashuruar në krahët e njëri-tjetrit.

Në mbishkrimin e një prej fotografive në llogarinë e tij, këngëtari nga Maqedonia nuk hezitoi që t’i bëjë një dedikim të sinqertë dashurie vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

“Unë premtoj ta trajtoj zemrën tënde me kujdes dhe ta çmoj me dashuri”, ka shkruar Shpat Kasapi në Instagram.

Komplimentet për çiftin dhe urimet e shumta nga ndjekësit, por edhe figurat publike nuk kanë munguar në hapësirën për komente.