Tolgahan me Almedën për herë të parë me beben në…

549
Sigal

Aktori turk shumë i dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman do të vizitojë Kosovën. Ky lajm është bërë i ditur ditën e sotme nga burime të gazetës “Express”,ndërsa Tolga dhe Almeda nuk kanë bërë të ditur këtë fakt për publikun.

Mësohet se Tolga do të vijë bashkë me Almedën dhe djalin e tyre Efehan. Familja do të mbërrijë të mërkurën në Kosove dhe në orën 11:00 do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp.

Mesa duket çifti po sjell një projekt shumë të madh, detajet e të cilit do të mësohen në konferencën që do të mbahet në Ministrinë e Kulturës. Tolga dhe Almeda do të vizitojnë gjithashtu dhe qytetin e Prizrenit.