Single apo në një lidhje? Moderatorja zbulon të vërtetën: Zemra ime është gjithnjë plot, por…

Nevina Shtylla është treguar gjithnjë e rezervuar për atë çka ndodh në jetën e saj private. Së fundmi ajo është përfoluar se është ndarë me juristin Arbër Myftari, pas një lidhje disa vjeçare, me të cilin dyshohej se mund të ishin fejuar.

foto galeri

Sigal

foto galeri

foto galeri

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar dhe disa deklarata të Nevinës ku ka nënkuptuar se është ndarë. Si qëndron e vërteta dhe si i ka punët me zemrën aktualisht? Nevina është single dhe e ka pranuar.

“Zemra ime është gjithnjë plot. Kam një familje që për mua është kuptimi i çdo dite, pa ta s’do bëja dot. Kam shoqëri tek e cila besoj dhe gjej suport gjithnjë. Është dhe ai lloji i dashurisë pak më ndryshe nga këto, por që për momentin nuk ia ndjej mungesën” – është shprehur ajo.