Shtëpia e fëmijërisë së Cara Delevingne, del në shitje për shifrën marramendëse

35
Sigal

Rezidenca e familjes Delevingne ka një histori po aq interesante sa pronarët e saj të famshëm. Ishte viti 1962 kur biznesmeni John Aspinall, pasi themeloi “Clermont Club”, vendosi të kërkonte një rezidencë të re për familjen e tij, më afër adresës ikonike 44 Berkeley Square ku ishte vendosur klubi i famshëm privat i shoqërisë së lartë londineze.

Kjo rezidencë do të priste disa nga festat më të paharrueshme dhe ngjarjet më magjepsëse aristokratike në qytet. Gjithashtu pronar i një kopshti zoologjik dhe i një kazinoje, Aspinall shpesh organizonte mbrëmje për Lord Lucan dhe Sir James Goldsmith, duke mbajtur zgjuar lagjen me të qeshurat dhe këngët e tyre.

E ndërtuar në vitin 1838 nga arkitekti Thomas Gambit, rezidenca e Rrugës Lyall ka mbetur në qendër të skenës sociale të Londrës që atëherë, me dinastinë Delevingne që e zotëron atë: në vitin 2000 ajo u ble nga Charles Delevingne. Vajzat e Charles dhe Pandorës, motrat e famshme Cara, Poppy dhe Chloe Delevingne, të gjitha u rritën pas dyerve të saj madhështore.

Por tani, familja është e gatshme të ndahet me të në këmbim të 27 milionë eurove që pronarit të ri do t’i duhet të paguajë për ta quajtur atë shtëpi. Rezidenca shtrihet në 507 m2 dhe ka pesë dhoma gjumi, një ashensor të brendshëm, një palestër, një sauna dhe një çati të gjelbër.

Shkallët e gdhendura të çojnë në dhomën kryesore të ndenjes në katin e parë, me skulpturat e kafshëve, vepra arti aziatike dhe mobilje dhe qilima të dizajnuara me porosi. Ai zë të gjithë nivelin dhe ndahet në dy seksione, në dhomën e pritjes dhe në dhomën e ngrënies.

Dhoma e gjumit master me ngjyrë nefriti shtrihet në katin e dytë dhe përmban një dollap të madh dhe natyrisht, një banjë private, të përfunduar me mermer të cilësisë së lartë. Në katin e tretë ndodhet suita-apartamenti i madh për mysafirët, ndërsa në katin e katërt ka dy dhoma gjumi më të rehatshme.

Surpriza e madhe është në të pestën, ku çatia është shndërruar në një kopsht të bukur për kokteje relaksuese në bar, darka atmosferike dhe sigurisht festa të private.