SHBA vendim drastik për këngëtarët që shfrytëzuan vizat turistike për punë

532
Sigal

Këngëtarët shqiptare një pjesë të madhe të karrierës së tyre e realizojnë në vende të ndryshme të botës, ku ka komunitet shqiptar. Ata ftohen të japin koncerte dhe sigurisht fitimet e tyre janë vërtetë të majme.

Por kohët e fundit duket se janë ndaluar vizat për shumë këngëtarë shqiptarë që japin koncerte në Amerikë. Një ndër to ishte dhe Gena i cili pranoi publikisht që i ishte mohuar e drejta për të lëvizur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet se pse, këngëtari nuk na i tha.

Megjithatë në një kronikë të realizuar nga Klan Kosova një nga arsyet që iu mohohet viza është se këngëtarët marrin vizë turistike ndërkohë që shkojnë për të punuar atje. Kjo ka nxitur ambasadën që t’i ndalojë disa këngëtarë që bëjnë shpesh udhëtime pune drejt Amerikës.

Këngëtarë si, Afrim Muqiqi, Shkëlzen Jetishi, Majk apo Gena kanë pasur një mohim të vizës dhe arsyet mund të kenë qenë se artistët duhet të merrni një vizë pune.
Shpeshherë fitimet marramendëse të këngëtarëve janë të ekspozuara me video.