Ç’po ndodh me çiftin e njohur? David Beckham shoqërohet me modelen e njohur, Victoria bëhet xheloze

440
Sigal

ohët e fundit David Beckham është shfaqur shpesh në shoqërinë e modeles Helena Christesen, duke treguar se mes tyre ka një lidhje shumë të ngushtë. “The Sun” raporton se kjo gjë e ka shqetësuar shumë Victoria Beckham. Modelja e revistës ‘Vogue’ ka publikuar në rrjete sociale një foto nga dhjetori ku shfaqet përkrah David në Bazel të Zvicrës.

Gjithashtu Victoria nuk është e lumtur, sepse së fundmi bashkëshorti i saj ka festuar bashkë me Bella Hadid në një party në Miami. “Victoria bëhet shpesh nervoze për miqësitë e David me vajzat e njohura, natyrisht që bëhet xheloze dhe ajo do të donte që ai të kalonte më shumë kohë me të”, – ka thënë një burim i afërt i saj për ‘The Sun’. Megjithatë përtej miqësisë mes David dhe Helenas nuk ka asgjë më tepër. David dhe Victoria Beckham kanë 19 vite të martuar dhe deri më sot gjithçka mes tyre ka ecur më së miri.