Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué, ndihet një grua e lirë

21
Sigal

Ka 2 lloj Ujorësh: Shakira, e cila po i bërë dëm, ta mban te xhepi i sedrës për të gjithë jetën dhe Piqué, që ndahet pas 10 vjetësh dhe vazhdon jetën, pa thënë asgjë. Sot do flasim për Ujorin e parë dhe siç pritet, Shakira vijon të flasë për ish-futbollistin Gerard Piqué, duke u shprehur se tani ndihet një grua e lirë, në intervistën e “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué, ndihet një grua e
Sipas saj, ka hequr një barrë nga shpatullat dhe më në fund, ka publikuar këngë të reja dhe albumin e saj “Las Mujeres Ya No Lloran”, (“Gratë nuk qajnë”), i cili ka thyer rekorde, duke u dëgjuar shumë nga admiruesit e muzikës së saj.

Ajo i tha Fallon: “Ne (si gra) duhet të fshehim dhimbjen tonë para fëmijëve, para shoqërisë. Ne duhet të shërohemi sipas një mënyre të caktuar dhe unë nuk mendoj se dikush duhet të na thotë se si të shërohemi. Askush nuk duhet të thotë që ajo, si ujkonjë duhet të dijë si t’i lëpijë plagët e saj, apo jo? Unë mendoj se tani gratë e vendosin vetë se kur të qajnë, si të qajnë dhe deri kur ta bëjnë këtë. Askush nuk mund të na thotë se si duhet të përballemi me vështirësitë e jetës”.

Shakira thotë se pas ndarjes me Piqué, ndihet një grua e

Sa i përket arsyes se pse Shak nuk ka publikuar më parë projekte muzikore, ajo tha se ka në faktor: Burri! (referuar ish-it). “Nuk pata kohë për shkak të faktorit “burrë”. Tani, jam pa burrë. Tani jam e lirë. Tani mund të punoj”, duke shtuar: “Secila prej këtyre këngëve, në të vërtetë, ishte si katarsis për mua dhe sa herë shkruaja diçka, ndihesha gjithnjë e më mirë”.

Shakira dhe Piqué u ndanë në vitin 2022 dhe ndarja e tyre s’ishte aspak miqësore, pasi ish-futbollisti e tradhtoi këngëtaren me të dashurën aktuale, Clara Chia Marti.