Së shpejti do ta shohim Marina Vjollcën në një projekt të ri

558
Sigal

Pas përfundimit të spektaklit “C’est la vie” rreth një vit më parë, Marina Vjollca “u zhduk” nga ekrani.

Ndërsa prej muajit janar përflitej se moderatorja do ta shfaqej në një projekt të ri, duket se dita po afron gjithnjë e më shumë.

Marina nuk kishte reaguar asnjëherë deri më sot, lidhur me planet e saj për angazhimet në televizion. Sipas postimit të saj në Insta Story duket se, nuk bëhet fjalë vetëm për një projekt, por për disa.

“Së shpejti, projekte të reja”, shkruan Marina.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë lidhur me projektet, por gjasat janë që Marinën do ta shohim sërish në ekranin e televizionit “Klan”.