Rudina Dembacaj flet për marrëdhënien që ka me fëmijët e Markut dhe zbulon arsyen e vetme që zihet me të

57
Sigal

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka folur si rrallë herë për raportin që ka me fëmijët e bashkëshortit të saj, Mark Frokun.

Teksa ishte e ftuar në programin “Në Shtëpinë Tonë”, e përlotur, aktorja u shpreh se nuk është përpjekur kurrë që t’i zëvëndësojë vendin e nënës së tyre por të jetë një shoqe e mirë për ta.  Sakaq ajo shtoi se meritën për marrëdhënien e mirë që ka me fëmijët është e Markut.

“Nuk është merita ime, është totalisht e tyre, që kanë qenë të hapur të pranojnë një person të ri në familje. Iu mungon një shtyllë shumë e rëndësishme që është nëna. Nuk jam munduar kurrë të bëj nënën për ta, thjesht ka data të caktuara që unë e di që atyre iu vjen një moment që do mërziten dhe e kujtojnë më shumë nënën e tyre. Unë përpiqem të jem një shoqe. Është edhe meritë e Markut sigurisht, se ne si dy prindër mundohemi shumë që të ruajmë balancat me njëri-tjetrin, fëmijët me njëri-tjetrin patjetër. Ka qenë fat shumë i madh që ata janë aq të mrekullueshëm dhe kanë pranuar një person të ri bashkë me një fëmijë, që për ta Viktoria është një motër. Viktoria nuk ha nëse nuk jemi të gjithë bashkë. Ç’është kjo drekë pa Nardin dhe Ertën’. Kam pasur fatin që kam gjetur fëmijë të mrekullueshëm, të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm”– u shpreh ajo.

“Por ka fëmijë që refuzojnë, pra kanë pasur fazat e tyre. Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua. Nuk ka recetë se si të sillesh me ata që do. Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, theksoi Rudina.

Image

Ndërsa për marrëdhënien që ka me Markun, Rudina zbuloi arsyen e vetme për të cilën ata ‘zihen’ dhe ajo është kërkesa e tij për të pasur një fëmijë bashkë.

“Unë me partnerin, i vetmi sherr ky është. Do fillojmë një fëmijë. Marku është shumë i gatshëm, mesa duket ngaqë nuk ngel vetë me barrë. E ka shumë komode këtë kërkesën, e bën gjatë gjithë kohës. Trembet shumë kur ne takojmë njerëz me fëmijë. Para pak ditësh unë isha me shokun tim të ngushtë për darkë dhe ata kishin marrë me vete fëmijën e tyre 1 vjeç. Sa kishte marrë këmbët ajo, si nuk u ul një sekondë. E ajo e ëma si nuk bëri një muhabet me ne. Lëvizte fëmija dhe unë shikoja Markun në sy. E mesa duket është me moshë, e unë jam plakur. Marku nuk e ha më këtë, se e përdorja. Janë punët e Zotit. Është impenjim i madh. Unë jam gjatë gjithë kohës me Viktorian. Kur ajo mbaron angazhimet e veta, do që të jetë me mua në çdo moment. E kam marrë në prova, në xhirimet e filmit”, tregoi Rudina.

Image