Rrëfehet Irma Libohova: I kam mundësitë por nuk do të blinte kurrë veshje 500 euro, ja pse

435
Sigal

Sa herë shfaqet në publik dhe në postimet në rrjetet sociale, Irma tërheq vëmendjen me stilin e saj që mund të ngatërrohej edhe me një blogere. Por këngëtarja e dashur për publikun shqiptar në një intervistë ka treguar se nuk do të blëjë kurrë një veshje që kushton shtrenjtë. Për këngëtaren e rëndësishme që veshja e saj të jetë brenda një cilësie të mirë si materiali dhe qepja.

Për veshjen harxhon shumë?

Irma Libohova: 500 euro, nuk lajthis o Orinda. Të them të drejtën!

Nuk shkon asnjëherë tek këto çmime?

Irma Libohova: Tek të shtrenjtat jo!

Po pse? Ti i ke të gjitha mundësitë?

Irma Libohova: Po i kam. Nuk është se nuk e duam, të gjithë e duam luksin. Por kur unë kërkoj kaq shpesh që t’i ndërroj veshjet, domethënë pse duhet t’i blej kaq të shtrenja, ka plot gjëra. Pastaj kemi dhe stilistët, që na stilojnë, kemi dhe rrobaqepësit, atelie të ndryshme që na i realizojnë. Është e rëndësishme, por për mua ka më shumë rëndësi të jetë një gjë kualitative, të jetë brenda të pranueshmes, të cilësisë së materialit dhe stilit të qepjes.