Ronela Hajati e lënduar pas ndarjes nga Young Zerka?! Ja çfarë poston këngëtarja e njohur

411
Sigal

Ronela Hajati pak kohë më parë konfirmoi se është ndarë nga Young Zerka, me të cilin kishet një lidhje disa vjeçare. Dhe duket se këngëtarja nuk e ka përjetuar mirë ndarjen nga partneri i saj. Mbrëmjen e djeshme ajo publikoi një video teksa udhëtonte me makinë në rrugët e Prishtinës nën tingujt e këngës “No ordinary love”. Ndërsa në përshkrimin e videos shkroi: “Bosh”. Nuk dihet nëse kënga është një pasqyrim i gjendjes shpirtërore të Ronela Hajatit. Në një intervistë së fundmi, ajo është shprehur se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar tek puna. Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës. “Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke.
Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, u shpreh ajo.

foto galeri