Rihanna bën histori në kopertinën e ”British Vogue”

309
Sigal

Rihanna bëri histori duke u bërë gruaja e parë që shfaqet në kopertinën e ”British Vogue” e veshur me një durag si simbol të fuqisë së njerëzve me ngjyrë. Shën.red. Durag, ose do-rag ose du-rag është një shall që vendoset në kokë, kryesisht për të mbajtur më mirë gërshetat. Duragët u përdorën fillimisht nga gratë e varfëra punëtore dhe skllave të shekullit XIX.

Pas Black Power Movement, lëvizje për fuqizimin e komuniteti afro-amerikan, duragët u kthyen në aksesor të zakonshëm dhe u përdorën nga shumë personazhe të njohur, duke përfshirë reperë dhe atletë. Duragët u bënë simbol të mbijetesës dhe fuqisë së afro-amerikanëve.

“A e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të shihja një durag në kopertinën e Vogue?”,-shkroi në Instagram redaktori i British Vogue, Edward Enninful. Në postim ai zbuloi se ishte ideja e Rihanna-s që të shfaqej me durag, i cili u krijua nga kapelebërësi i njohur, Stephen Jones.

”Për setin fotografik, ajo dëshironte një dekadë të re. Kemi punuar me një arkiv të konsiderueshëm për të gjetur një propozim të ri. Ishte ora 2 e mëngjesit kur më ra telefoni dhe më tha ”Po sikur të përdorim një durag?””.