Reperi i njohur ofertë faraonike për kampionin e UFC

520
Sigal

Me një të ardhme në pikëpyetje, kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov mund të promovohet te rivalët e UFC, Bellator MMA. Një shtysë e madhe për të kaluar në Bellator është edhe reperi i suksesshëm dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të rusit, 50 Cent.

“Unë mendoj se është e gabuar se çfarë po bën UFC me Khabib,”-tha 50 Cent, i cili kohët e fundit bashkëpunoi me Bellator, kategorinë e dytë të MMA.

Reperi, emri i të cilit është Curtis Jackson shtoi se së bashku me Khabib, Bellator mirëpret edhe shokun e ngushtë të rusit, Zuybara Tukhugov, ndërkohë që për t’i joshur 50 Cent ka pohuar se është i gatshëm t’i japë plot 2 milion euro.

“Vetëm më dërgoni vendndodhjen dhe unë do të vij aty. Madje do të paguaj edhe 2 milion euro vetëm që ju të garoni në Bellator. -shkruan Jackson.

Pas këtyre komenteve në rrjetet sociale Khabib falënderoi 50 Cent për mbështetjen e tij dhe e ftoi atë të bënte një vizitë në atdheun e tij, Dagestan. Edhe pse kontrata e Bellator nuk pritet të merret seriozisht nga kampioni rus, ajo mund të jetë një portë e hapur për Khabib i cili ka kërcënuar UFC me tërheqje, nesë kjo e fundit përjashton shokun e tij, Tukhugov.

“Nëse vendosni të largoni atë mos harroni të më dërgoni kontratën time të prishur, përndryshe unë do ta thyej vetë,” -shkroi Nurmagomedov në një mesazh për UFC.