“Qaj shumë dhe kaloj në një gjëndje shumë të vështirë”, rrëfehet këngëtarja shqiptare

636
Sigal

Këngëtarja e hitit “In the name of love”, Bebe Rexha, është një prej personazheve më të njohur e më të komentuar të showbizit. Së fundmi, gjatë një interviste për ‘Teen Vouge’, ajo ka treguar se që në moshë të vogël vuante nga ankthi.

“Unë qaj shumë dhe kaloj në një gjëndje shumë të vështirë. Kam terapistin tim personal dhe gjithashtu disa njerëz që më ndihmojnë duke folur me ta. Por është një betëjë e përditshme” -ka rrëfyer Bebe.

Gjithashtu këngëtarja ka treguar se mundohet ta mbushë sa më shumë ditën e saj me aktivitete, pasi në vetmi mund ti krijohet gjendja e ankthit.