Publikoi foto nudo të Jennifer Lawrence, dënohet me 8 muaj burg hackeri

658
Sigal

Një hacker që publikoi fotot nudo të Jennifer Lawrence është dënuar me 8 muaj burg.

George Garofano ishte një nga katër burrat e arrestuar në skandalin e vitit 2014 “celebgate”, ku u përfshirë edhe yje të tjerë si Kirsten Dunst, Kate Upton dhe Kim Kardashian.

Garofano, nga Connecticut, SHBA, u deklarua fajtor më parë këtë vit.

Ata arritën që të hakonin më shumë se 250 iCloud të yjeve të Hollyëood dhe personave të tjerë jo të famshëm.

Garofano pranoi se i dërgoi email ‘viktimave’ të tij, që dukej si një mesazh nga një kontroll sigurie i Apple, duke u kërkuar atyre që ti dërgonin fjalëkalimin dhe passëordin, ose të futeshin në një faqe interneti të palës së tretë.

Pastaj përdorte informaconin për të hyrë në llogaritë e iCloud të ‘viktimave’ dhe mori informacione personale, duke përfshirë fotot dhe videot private.

Në disa raste, ai përhapi fjalëkalimet e përdoruesve ose informacione të tjera personale me njerëz të tjerë.

Çështja filloi kur FBI hetoi fotot e njerëzve të famshëm të publikuar në internet në shtator të vitit 2014.

Garofano do të mbikëqyert për 3 vite pas lirimit të tij nga burgu dhe gjithashtu do të bëjë 60 orë shërbim komuniteti.

“Nuk është skandal. Kjo është një krim seksual,”-tha Lawrence për Vanity Fair në nëntor të vitit 2014. “Kjo është dhunë seksuale. Eshte e shpifur.”

Ryan Collins, 36 vjeç, i cili mori pjesë në komplot u dënua me 18 muaj burgim në 2016, ndërsa Edward Majerczyk, 29 vjeç, i akuzuar për orkestrimin e skemës u dënua me 9 muaj burg në vitin 2017. Ndërsa personi i katërt i përfshirë Emilio Herrera , 32 vjeç, u deklarua fajtor dhe është planifikuar të dënohet muajin e ardhshëm.