Pasi u zhduk nga rrjetet sociale dhe anuloi të gjitha koncertet e tij, reperi Buta merr vendimin e rëndësishëm

175
Sigal

Betim Januzaj i njohur si Buta prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale.

Reperi anuloi të gjitha datat e koncerteve të verës dhekjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj. Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i Betimit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Mirëpo, pas kësaj pause të gjatë artisti vendosi të rikthehej sërish rrjetet sociale.

Ai publikoi disa fotografi bardhë e zi në Instagram, ku krahas tyre shkroi: “ Mirëmbëma yje, a ju kam munguar.”

Image

Tashmë që reperi është rikthyer, ai do të vijojë më koncertet e tij dhe sot Buta lajmëroi të gjithë fansat e tij se do të performojë në një nga clubet e natës në Tiranë.

Krahas postimit në Instagram, reperi shkroi: “ Tirana u bë një kohë e gjatë”.

Image

Rikujtojmë se më parë Buta ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre gjatë situatës së vështirë që po kalonte me familjen e tij.

“I falënderoj krejt për mësazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”- shkruante në Instastory reperi.

Image