Pas tre golave me Panamanë, Harry Kane kërkon shqiptaren Dua Lipa

683
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, shënoi tripletë në ndeshjen e sotme kundër Panamasë, të cilën anglezët e fituan me rezultatin e thellë 6-1.

Mirëpo, siç duket Kane është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon tre gola që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të dëgjohet në studio.

Sot ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.

Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të vihej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.

“Nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.