Pas lajmeve për tradhtitë, Adam Levine dhe Behati Prinsloo shfaqen më të qeshur se kurrë

127
Sigal

Adam Levine and Behati Prinsloo po marrin një pauzë të shkurtër ka e gjithë bota dhe po shpenzojnë pak kohë vetëm në Las Vegas.

Jo më larg se dje, çifti u shfaq në një avion privat në Santa Barbara, Kaliforni, gati për të shkuar në Las Vegas. Si dukeshin? Kaq të lumtur, me buzëqeshje vesh më vesh.

Pas lajmeve për tradhtitë, Adam Levine dhe Behati Prinsloo shfaqen

BACKGRID

Prinsloo – e cila është duke pritur fëmijën e tretë të çiftit – veshi një mini-fustan me printe leopardi, xhaketë shiu gri dhe kambale të zeza dhe vendosi që veshjen ta kompletojë me syze të errëta ovale, një varëse me kristal, një orë gold dhe disa unaza.

Pas lajmeve për tradhtitë, Adam Levine dhe Behati Prinsloo shfaqen

BACKGRID

Kjo arratisje e çiftit vjen pas akuzave që gëluan nëpër internet nga vajza të ndryshme se Adam Levine po tradhtonte Behati-n, ndërkohë që u shkruante në Instagram këtyre vajzave.

Këngëtari i “Maroon 5” ka pranuar se e “ka tejkaluar masën”, por mohoi kategorikisht akuzat për tradhti fizike, duke theksuar edhe se së bashku me familjen, po marrin kohën e duhur për të rikuperuar marrëdhënien.

Njëra nga vajzat, modelja 23-vjeçare, Sumner Stroh ka publikuar mesazhet e këngëtarit, i cili ndër të tjera thoshte edhe se donte t’i vinte vajzës që Behati pret, emrin e Sumner.

Këngëtari dhe Behati kanë një lidhje 10-vjeçare dhe 8 vite të martuar, si dhe janë prindër të Dusty Rose (6 vjeç) dhe Gio Grace (4 vjeç).