Dukesha e Kembrixhit mund të jetë pjesë e familjes mbretërore, por kur bëhet fjalë për “riciklimin”  e veshjeve të saj, ajo është si gjithë të tjerët. Në daljet e saj publike Dukesha Kate i ka riveshur rrobat e saj në shumë raste, por ekziston një aksesor i çmueshëm që ajo e ka patur për më shumë se 14 vite, bëhet fjalë për një palë çizme.

Ato kanë një vlerë prej 475  paundësh  (rreth 642 dollarë), çizmet e gjata të Penelope Chilver janë prej lëkure. Dhe siç e ka vërtetuar edhe Kate mund të vishen në çdo lloj rasti. Gjatë vizitës në një shkollë fillore, në fund të nëntorit të 2017-ës, dukesha mbante veshur edhe çizmet e saj klasike.

NOA

Ndërkohë në maj të 2017 , Kate është fotografuar me këto çizme në një fermë lokale. Ndërsa në shtator të 2016, Kate mbante veshur çizmet e saj gjatë turneut mbretëror në Kanada, ku së bashku me princin William po udhëtonin në Great Bear Rainforest.

Por Kate është fotografuar edhe gjatë 2016-ës me çizmet e saj të preferuara, gjatë udhëtimin në Indi dhe Butan.

Ndërsa një nga paraqitjet më të hershme të Kate Middleton me çizmet e saj të përjetshme ishte gjatë vitit 2005, kur ajo po udhëtonte në Festivalin e Ngjarjeve Britanike në Gatcombe Park të Anglisë.