Një vit nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

216
Sigal

Nexhmije Pagarusha sot shënon një vjetorin e vdekjes.

Pagarusha vdiq në moshën 86 vjeçare me 7 shkurt të vitit 2020.

Pas një sëmundje të shkurtër, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Nexhmije Pagarusha, kishte lindur më 7 maj të vitit 1933 dhe ishte e martuar me kompozitorin e mirënjohur, Rexhep Mulliqin. Prej shumë kohësh e kishte fituar epitetin si “Bilbili i Kosovës”, pasi shpalosi vlera artistike gjatë gjithë karrierës së saj.

Ajo la pas një karrierë të bujshme me vlera muzikore.  Nexhmije Pagarusha ka kënduar në manifestime dhe në festivale të ndryshme në Kosovës dhe viset e tjera të ish Jugosllavisë dhe jo vetëm, në Bullgari, Turqi dhe disa shtete evropiane, si dhe në Lindjes së Afërt dhe Amerikë.

Këndoi mbi 40 vjet pa ndërprerë dhe jo gjithnjë në kushte të përshtatshme për një soliste si ajo.

Rikujtojmë se, repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm, ku veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë” dhe duhet të veçohet kënga “Baresha” e cila dëgjohet edhe sot madje nga disa këngëtarë të rinj në estradë është shndërruar edhe në remix.