“Një tradicionale dhe një klasike”, Genta Ismajli: Kam dëshirë të bëjë dy dasma

300
Sigal

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli po shijon prej kohësh romancën me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Ajo poston herë pas here foto në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe momente “të nxehta”.

Së fundmi, e pyetur nga Isli Islami, ajo ka treguar se Usta është shumë mbështetës dhe ndihet e lumtur me të. Këto kanë bërë që të mendojë dhe për martesën.

“E kam menduar dhe martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do më ndryshojë dhe po të kem familjen.

Do jem prapë Genta Ismajli dhe prapë do jem në skenë, dinamike. Do t’i kisha bërë të dy dasmat: një tradicionale dhe një klasike.

I dua të dyja, po ndoshta më shumë anoj nga klasikja. E kam menduar. Është ëndrra e çdo vajze të veshë fustanin e bardhë një ditë dhe të ketë një familje të mirë. Kjo është dhe ëndërr e imja”, është shprehur Genta.