Një palë geta lindën “urrejtjen” mes kunatave Kate dhe Meghan

90

Fakti që mes dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle, marrëdhëniet nuk janë të mira është diçka e ditur.

Por deri tani arsyet e krisjes mes bashkëshorteve të princit William dhe Harry të Anglisë, nuk ishin bërë me dije.

Siç shkruan “The Sun”, pak para martesës së Meghan me Harry, në 19 maj 2018, mes dy kunatave pati një debat të ashpër lidhur me getat.

“Ishte një ditë e nxehtë dhe me sa duket pati një debat nëse shoqërueset e nuses duhet të mbajnë geta. Kate, duke ndjekur protokollin, mendoi se duhet. Ndërsa Meghan nuk donte”, i tha një burim afër familjes mbretërore, tabloidit britanik.

Etiketa mbretërore parashikon që gratë të mbajnë geta dhe çorape, ndërsa Meghan gjithmonë ka qëndruar kundër këtij vendimi. Që nga ai moment marrëdhëniet mes Kate dhe Meghan, nuk u rikuperuan më.