Nga operacionet plastike, tek xhelozia për Elgitin e deri tek planet për fëmijë, Klea Huta “hap zemrën” për fansat

301
Sigal

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, Klea Huta vendosi që mbrëmjen e djeshme t’i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve edhe për jetën private.

Prej disa muajsh, moderatorja po shijon emocionet e bukura të të qenit nënë, por ndjekësit ishin kuriozë të dinin më shumë për planet e së ardhmes.

“A do i bësh Kridit një vëlla ose motër?”- e pyeti një nga ndjekëset.

“Patjetër që po. Dua një familje të madhe. Nuk isha me të njëjtën mendje pasi linda, por njeriu harron çdo gjë. Ndryshe s’do kishin lindur më fëmijë,”- u përgjigj Klea.

Ndërsa e pyetur për partnerin e saj, Elgitin, bukuroshja brune nuk e fshehu xhelozinë që ka për të.

“Sa xheloze je për Elgitin nga 1-10? 1000000 dukesh,”- i shkroi ndjekësi, të cilit Klea ia ktheu: “Vërtetë? S’e jepkam veten atëherë, se jam 1000000000.”- është përgjigja e saj.

Si një nënë e re dhe shumë e kuruar, Klea u pyet edhe për operacionet plastike.

“Besoj që është e dukshme që jo. Nuk jam kundër operacioneve kur ato bëhen me masë dhe kur njeriu do të ndihet më mirë. Nëse do ndërhyj ndonjëherë dhe do më pyesin, do ta them patjetër,”- u përgjigj moderatorja.

Ndërsa në lidhje me publikimin e ndonjë fotoje familjare, Klea tha se ende nuk e kanë menduar diçka të tillë./Panorama.al/