“Nëse më shihni në rrugë”, Olta Boka ka një kërkesë pasi u bë nënë

340
Sigal

Këngëtarja e njohur Olta Boka u bë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti. Ajo solli në jetë vogëlushen, të cilën e pagëzoi me emrin Gaia.

Ajo nuk priti gjatë të niste pushimet së bashku me partnerin, Ivi Rrokaj dhe vogëlushen e tyre.

Përmes një postimi në Instastory, Olta thotë se ajo nuk ka marrë fare ngjyrë, dhe nëse e rastisni rrugëve të Tiranës, mos i thoni kurrë sa e bardhë është, sepse prekni në plagë.

“Kur kthehesh nga pushimet të mungon shumë deti, por kupton që ke kaluar shumë ditë në plazh pa asnjë ditë plazh.

P.s: Nëse më hasni në Tiranë më e bardhë seç isha, mos më thoni gjë, se vini gishtin në plagë” shkruan ajo me humor.