“Ne të tre”/ Orinda Huta dhe Turjan Hysko postojnë pozën e ëmbël buzë detit

512
Sigal

Moderatorët e njohur, Turjan Hysko dhe Orinda Huta dy vite më parë lidhën jetën e tyre në martesë bashkë. Të gjithë prisnin një lajm të bukur nga çifti i famshëm I shoëbiz-it, një bebe që do t’i plotësonte të dy.

Por, duket se ende nuk ka ardhur momenti i duhur për këtë lajm të bukur, dhe Orinda me Turjanin kanë marrë një qen, që duket se i fal shumë dashuri.

“Ne të tre,”- shkruan moderatori Turjan Hysko përbri fotos ku duken të qeshur bashkë me partneren e tij dhe anëtarin e ri në familje.

Fotot i ka ndarë dhe Orinda Huta, dhe ardhja e re në familje i ka lumturuar pa masë!