Në prag të ‘Fast and Furious 9’, ja si e kujton Vin Diesel mikun e tij me fjalët prekëse

459
Sigal

‘Fast and Furious 9’ ka nisur xhirimet dhe kasti i protagonistëve pritet të jetë i njëjti, me shumë pak ndryshime. Pak minuta më parë, Vin Diesel ka publikuar një foto nga xhirimet e serive më të hershme të sagës së njohur ku shfaqet krah Paul Walker. “Nëse do më pyesnit atëherë nëse dy dekada më vonë do jem pjesë e kapitullit të 9-të të kësaj sage globale, me shumë mundësi do thoja se është e pamundur. Ju e dini sa e shenjtë është kjo për ne, ju e dini pse synojmë të shkojmë lart. Shumë dashuri, gjithmonë”,-shkroi aktori duke ju referuar ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut të tij.

Siç edhe kuptohet, ky film është një mision për secilin prej protagonistëve që së bashku me Paul Walker nisën gjithçka para 20 vitesh, por nuk arritën ta përfundojnë duke e pasur atë pranë.

Kujtojmë se aktori i njohur u nda nga jeta në vitin 2013 dhe që prej asaj kohe, kasti i ‘Fast and Furious’ nuk është më i njëjti.