Momente romantike në karantinë: Zaimina i dhuron puthje të shoqit

288
Sigal

Këngëtarja dhe biznesmenia Zaimina Vajsari gjithmonë është treguar shumë hermetike për jetën e saj private, duke preferuar të publikojë sa më pak çaste familjare.

Mirëpo gjatë ditëve të karantinës gjërat kanë ndryshuar disi. Zaimina po e kalon karantinën me bashkëshortin, Klodi dhevajzën e tyre Khloe.

Këtë të hënë, si rrallëherë, ajo ka publikuar një foto shumë të ëmbël krah partnerit duke i dhuruar një puthje.

Si përshkrim për foton ajo ka zgjedhur një pjesë nga kënga e Lumi B dhe Ledri Vulës “Kiss Kiss”.

“Mos u bo pis, ama një kiss kiss”, shkruan Zaimina dhe fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.