Miley i jep fund problemeve në jetën personale (FOTO)

491
Pas një periudhe pushimi dhe problemeve të shumta me jetën personale, lajme të mira vijnë nga Miley Cyrus.
Sigal

Këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet muzikës dhe ndihet shumë e inspiruar për këngë të reja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Twitter ku duket se është në një studio muzikore.

“Përsëri në New York. Jam kaq e inspiruar tani”, shkruan ajo

Kujtojmë se muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të mirë për këngëtaren, pasi ajo është përballur me dy ndarje. Si fillim ajo i dha fund martesës me aktorin Liam Hamsworth dhe pak javë më parë u bë me dije lajmi se këngëtarja u nda edhe nga Caitlynn Carter.