Me vogëlushin në krahët e saj, Olta Gixhari tregon me një foto se si ka qenë një muaj me Amar

65

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë më 22 gusht. Që prej 1 muaji, aktorja e njohur ka mundur të përjetojë ndjesitë më të bukura. Së fundmi ajo ka ndarë një foto me të birin në krahë, ku duket mjaft e qetë dhe e qeshur.

“21/9/2020. 1 muaj Amar ka shkruar Gixhari krah postimit ku duket se vogëlushi po fle tek krahët e mamit.

Me siguri këto javë e kanë mbushur Oltën plot dashuri dhe i kanë dhuruar emocionet më të bukura teksa Amar rritet nga dita në ditë. Ajo ka ndarë momente të ndryshme ku ka zbuluar jo vetëm garderobën, por dhe ka shijuar shëtitjet më të ëmbla me princin e saj.