Sigal

Moderatorja e ëmbël e ekranit Jona Spahiu, rreth një muaj më parë solli në jetë vogëlushin e saj të quajtur Raiden. Në ditët e para ajo u tregua e rezervuar me imazhet e publikuara në rrjetet sociale, por ditët e fundit është duke u treguar më e hapur me ndjekësit e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi një foto të plotë të pamjes së saj pas lindjes dhe tani ka zbuluar fytyrën e ëmbël të të birit.

Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Raiden dhe bashkëshortit Frenkli Ymeri.
“Duken kaq të paqtë kur flenë”,- shkruan Jona krahas fotos së bukur.
Edhe pse është vetëm 1-muajsh Raiden duket si një djalë shumë bukorosh, me tipare të plota.