Mamaja e Britney Spears i kërkon falje publikisht këngëtares dhe i lutet që të flasë me të: Më mungon shumë…

97
Sigal

Nëna e Britney Spears i ka kërkuar falje publikisht vazjës së saj për çdo “dhimbje” që ylli i popit duroi përgjatë 13 viteve nga ‘kontrrolli’ i babait të saj.

Lynne Spears u lut që këngëtarja ta falë në një koment në një postim të Brinteyt të shtunën në Instagram, pasi Britney tha në një postim se “një falje e vërtetë do të ndihmonte në rregullimin e raportit me familjen e saj”.

“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq!”- shkroi Lynne.

“Të dua shumë dhe më mungon!”- vazhdoi ajo, duke shtuar: “Britney, thellë brenda vetes ti e di se sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”

67 vjeçarja, i këkroi gjithashtu që “ta zhbllokonte nga rrjetet sociale” në mënyrë që ato “të mund të flasin privatisht”.

Image

Një burim i afërt me Lynne thotë ekskluzivisht për Page Six se mamaja e Spears ka qenë “duke u përpjekur të kontaktojë” me Britney përmes telefonit dhe ndihet ” e pafuqishme”, duke mos i lënë asasj asnjë zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohet mediave sociale . ”

Britney shkroi në rrjetet sociale se anëtarët e familjes së saj “nuk janë të vetëdijshëm dhe besojnë tyre se nuk kanë bërë asgjë të keqe” në lidhje me kontrollin nga babai i saj Jamie Spears, për 13 vjet. (kontrolli i vendimeve personale, mjekësore dhe financiare të këngëtares “Toxic” nga shkurti 2008 deri në shtator 2021).

Image

Një gjykatës i Los Anxhelosit e ndërpreu marrëveshjen e diskutueshme ligjore në nëntor 2021, gati pesë muaj pasi Britney pretendoi në gjykatë se Jamie, 70 vjeç, e kishte dërguar atë në një institucion të shëndetit mendor kundër vullnetit të saj dhe e kishte detyruar të shkonte në turne .

“Unë nuk kam një familje që më vlerëson apo më respekton…. Fare!!!”- u shpreh këngëtarja në postimin e saj në Instagram. “Kjo është pjesa e vështirë për mua dhe sado që i kam dashur ata, është diçka që ndoshta nuk do të mund ta kapërcej kurrë.”-shtoi ajo.

Një burim i afërt me Britney thotë se Lynne nuk ka pasur kurrë një rol kontrollues si Jamie, ylli i “Crossroads” “ndihet më e lënduar nga mosveprimi i nënës së saj, sepse ato ishin gjithmonë të afërta”. Britney dhe babai i saj, ndërkohë, “kishin një marrëdhënie të tensionuar për vite me radhë – madje edhe para konservatorit”, sipas burimit të brendshëm.

Image

ImageImage