Lei Kraja iu “mbyll gojën” fansave pas akuzës për ndërhyrje estetike

269
Sigal

Lei Kraja është një ndër personazhet më simpatikë të showbizzit, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Megjithatë, sikundër çdo personazh tjetër publik edhe moderatorja është akuzuar shpesh se ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë.

Si duket komentet e shumta se ka i ka bërë buzët me fillers e kanë acaruar moderatoren, e cila ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë këtyre spekulimeve përmes një postimi në Instastory.

Ajo ka publikuar një artikull në të cilën shpjegohet dallimi mes buzëve natyrale dhe ato me ndërhyrje.

“Për të 1 miliontën herë, buzët e mia nuk janë të bëra. Lexoni në internet për disa ndryshime midis buzëve fallco dhe të vërteta, kështu që nuk keni pse të komentoni më.

Buzët e mia janë gjithmonë të plasaritura dhe kanë vija”, ka shkruar Lei krahas fotos.

Ndërkaq, Lei nuk është mjaftuar me kaq. Për të dëshmuar të kundërtën e asaj çfarë thuhet, ajo ka publikuar një foto kur ka qenë e vogël, ku bien në sy buzët e fryra të saj.

“Me siguri do t’ju tregoj nëse vendos të bëj diçka në fytyrë”, ka shkruar Lei.