Kylie Jenner shet aksionet e biznesit të saj

487
Sigal

Kylie Jenner ka shitur 51 për qind të aksioneve të biznesit të saj të kozmetikës, me vlerë 600 milionë dollarë.

Ato janë tashmë nën zotërim të “Coty”, kompania e bukurisë që kontrollon “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve. Ky veprim dëshmon se ky është vetëm fillimi për Kylie-n dhe perandorinë e saj të bukurisë, që tani përfshin edhe një linjë për kujdesin e lëkurës.