Kiara Tito kapet mat me Butrint Imerin! Dyshja shijon pushimet në Dhërmi, pamjet u zbulojnë lidhjen që mohojnë prej kohësh

403
Sigal

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri për rreth dy vite janë përfolur për një lidhje mes tyre. Ato janë fotografuar shpesh së bashku, mirëpo asnjëri nuk ka konfirmuar ndonjëherë diçka konkrete.

Fansat vazhdojnë të jenë shumë kuriozë për të ditur si qëndron raporti mes tyre.

Kiara e përforcoi faktin që s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

Ndonëse i kanë mohuar zërat për lidhje, së fundmi Kiara dhe Butrinti janë kapur mat. Dyshja kanë nisur pushimet në Dhërmi dhe fotot në rrjete sociale kanë zbuluar se ndodhen në të njëjtin vend.

Kiara ka publikuar në Instastory foto nga plazhi, siç ka bërë më pas dhe Butrinti.