Parashikimi i motit në vend/ Pasdite rikthehen sërish vranësirat, rrebeshe në Lindje, ja sa do të variojnë temperaturat

297
Sigal

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.

Sipas IGJEUM, paraditja do të jetë me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar por mesdita sjellë sërisht zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluar në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 36°C. Në bregdet temperaturat do të variojnë nga : 18 / 28°C; në vendet e ulëta: 15 / 30°C, ndërsa në vendet malore: 13 / 27°C.

Sa i përket erës, ajo do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.