Këngëtarja e njohur na prezantoi me dhomën e fëmijëve ,shikoni pamjet brenda shtëpisë

617
Sigal

Ledina Çelo prej kohësh është shkëputur nga muzika dhe ka ndërtuar jetën e saj në Gjermani.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe herë pas here vendos të ndajë me publikun momente të bukura që kalon me familjen e saj.

Së fundmi Ledina ka ndarë disa video të dhomës së fëmijëve të saj dhe na duhet ta pranojmë: Pamjet janë përrallore!

Me siguri me dizenjon e dhomës do jetë marë Ledina sepse çdo gjë është e mirëmenduar në detaje, për t’i krijuar fëmijëve idenë e rehatisë dhe futjes në një botë tjetër: atë të magjisë së princit e princeshave!

Dhoma është e madhe, mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta dhe lodrat e bukura janë të pafundme.

Nëse nuk e keni kompletuar ende dhomën e fëmijëve tuaj, mund të frymëzoheni nga këto pamje. Të jeni të sigurt se të vegjëlit tuaj do e adhurojnë!