Këngëtari i njohur argëton të bijën me kërcimin e “çuditshëm”

531
Sigal

Këngëtari i njohur Enrique Iglesias nuk publikon shpesh foto apo video me fëmijët e tij, por këtë herë duket se nuk i ka rezistuar tundimit.

Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një video në të cilën shfaqet duke kërcyer dhe argëtuar vogëlushen e tij, Lucy.

Babë e bijë janë shfaqur në këtë video duke kërcyer këngën për fëmijë “The wheels on the bus” dhe padyshim e kanë shijuar pafund këtë moment.

Enrique shihet duke kaluar me këmbë mbi kokën e vajzës, ndërsa ajo qesh me këtë veprim të tij. Prej vitesh Iglesias është në një lidhje me tenisten e njohur Anna Kournikova dhe binjakët e tyre Lucy dhe Nicholas erdhën në jetë në dhjetor të vitit 2017.